Rruga e Kombit, Kryemadhi: Vijë demarkacioni mes Shqipërisë dhe Kosovës




Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nga foltorja e Kuvendit tha se Rruga e Kombit do të kthehet në vijë demarkacioni mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Projekti i Rilindjes tha Kryemadhi është “Shqipëria në shitje”, duke akuzuar qeverine se po shkatërron njerëzit dhe bizneset me taksa.

Kryemadhi: Kjo qeveri besdiset nga fatkeqësia e njerëzve sepse ajo mendon për ta vetëm një ditë, në ditën e votimit për t’iu blerë votën. Kjo qeveri nuk mendon si ti punësojë qytetarët, por si ti taksojë ata dhe ti gjobisë. Rruga e Kombit që pas shekujsh luftrash dhe konfliktesh lidhi vëllezërit e gjakut, rrezikon të kthehet në vijën e demarkacionit të ri mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Për çfarë integrimi europian flasim kur veriu i Shqipërisë përveç varfërisë ekstreme tani duhet të paguajë taksën e izolimit. Për çfarë integrim ekonomike dhe tregtar dhe rajonal flasim kur populli më i varfër në Europë paguan taksën më të lartë në Europë.

Kjo qeveri e Rilindjes ka vetëm një projekt, Shqipëria në shitje. Kështu bëri me kanabisin duke e shëndërruar vendin në plantacionin e kanabisit më të madhe në botë, sikurse sot po e kthen në kryeqytetin e prodhimit dhe tranzitmit të drogave të forta. Kështu bëri me ashëndetësinë, ku së shpejti pas spitaleve do të japë edhe pacientet me koncesion, kështu bëri me arsimin, me energjinë. Kështu kjo qeveri po i rreh për vdekje qytetarët me taksa që deri në atë pikë ku shumë shpejt ajri që pimë dhe gjumi që flemë do na taksohen.




Be the first to comment

Leave a Reply