Sa kushtoi veshja e Tunës në ditëlindjen e parë të Tianit?




Tuna nuk zhgënjen asnjëherë me veshjen. Jo vetëm me ato artistike, në klipe e spektakle, dalje televizive, por edhe në fotot e përditshme në profilet e saj sociale ka spikatur gjithmonë për stilin unik e të pakrahasueshëm.

Edhe me veshjen e fundit që ka zgjedhur për ditëlindjen e parë të Tianit, veshja nuk mund të ishte e zakonshme. Përkundrazi. Zgjedhja e menduar mirë për t’u përshtatur me natyrën, por edhe me partnerin dhe Tianin ishte një jumpsuit me dizajn tropikal që jo vetëm u shkonte për shtat linjave të rifituara të Tunës, por njëkohësisht edhe ishte në harmoni të plotë me çdo detaj dekori të festës.

Po sa ka kushtuar kostumi i Tunës?

Jumpsuit-i nuk është as më pak e as më shumë veçse 60 euro. Një veshje nga Fashionnova, nga seti ‘Tropical Set – Green’ është pjesë e koleksionit të fundit të pranverë – verë 2018.

Tuna ka ditur ta përshtatë veshjen me natyrën e festës, por edhe i ka shtuar asaj detaje të tjera për ta kompletuar, si flokët me stil të ri e look-un natyral.

 




Be the first to comment

Leave a Reply