Sa në të vërtetë ka karburant vetura juaj, prej momentit që ndizet drita e rezervës (Foto)




Një hulumtim mbi makinat individuale ka zbuluar se sa larg mund të shkojnë ato prej momentit kur paraqitet sinjali (drita rezervë) që tregon gjendjen e rezervuarit.
Çdo shofer të paktën një herë ka luajtur “Ruletë ruse” me dritën paralajmëruese të karburantit në motorin e tyre, shkruan The Sun.
Ngasja e veturës në rezervë është e rrezikshme për motorin tuaj sepse çdo mbeturinë në pjesën e poshtme të rezervuarit do të kaloj nëpër motor duke shkaktuar defekte në pompë.
Çështja është që ju nuk e dini se sa keni karburant në rezervuarin tuaj kur drita paraqitet kur jeni duke vozitur
Për fat të mirë, faqja e internetit me bazë në SHBA “YourMechanic” ka bërë disa kërkime dhe ka përpiluar një listë të motorëve popullorë që tregojnë se sa karburant kanë dhe kilometrazhin që mund të arrini.

Gjithashtu, sipas The Sun, paralajmërohet që shoferët të mos mbështetën shumë në leximet digjitale që ju tregojnë se sa kilometra ju kanë mbetur. Këto llogariten në bazë të stilit tuaj të vozitjes dhe harxhimeve mesatare kështu që nuk do t’ju tregojë domosdoshmërish drejtë se çfarë po ndodh.




Be the first to comment

Leave a Reply