Saimir Tahirit: Italia pushoi hetimet, jam i pafajshëm




Prej më tepër se një viti i akuzuar për përfshirjen e tij në trafikun e drogës me grupin e Habilajve, ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, në një konferencë për mediat ka thyer heshtjen.

Ish-ministri Tahiri deklaroi se tani që Italia e tha fjalën e saj të fundit për të, duke e nxjerrë të pastër, pret që fjalën e fundit ta thotë edhe drejtësia shqiptare.

“Italia nuk bëri politikë për mua, por hetim. Dhe e tha fjalën e fundit. Beteja ime do të vazhdojë deri në ditën e fundit kur drejtësia në Shqipëri të thotë fjalën e fundit. Pas kësaj, unë jam i lirë. Unë nuk do të resht së luftuari për të vërtetën”, u shpreh Tahiri, transmetojnë mediat e Tiranës




Be the first to comment

Leave a Reply