Sapo dëgjojnë fërshëllimën, pulat nisen fluturim nga të gjitha anët (Video)




Është hedhur në internet një video, që tregon se si i grumbullon pronari pulat.

Shpezët e shpërndara në një pjesë malore, nisen fluturim sapo të dëgjojnë fërshëllimën e bilbilit, që i njofton se është koha për të ngrënë.

Pula, gjela dhe zogj të vegjël mund t’i shihni më poshtë, që lëvizin me shpejtësi dhe mbushin rrugën e boshatisur, ku i është hedhur gruri.

“Më e çuditshme më duket se po fluturojnë”, si dhe “ sa shumë prej paraardhësit e tyre i keni ngrënë” janë dy nga komentet lidhur me rastin. /Telegrafi/




Be the first to comment

Leave a Reply