Sara Rose Summers shpallet më e bukura e Amerikës




Miss Nebraska, Sara Rose Summers është shpallur vajza më e bukur në Amerikë.

Në mesin e 50 kandidatëve, 23-vjeçarja korri një fitore të padiskutueshme, ku përveç bukurisë dhe figurave të përsosura, ajo fitoi edhe kurorën e Miss Karizma.

Në konkursin e bukurisë, e cila u mbajt në Luiziana dhe u transmetua drejtpërdrejt në televizionin nacional, Sara shkëlqeu në çdo detyrë dhe zbuloi shumë detaje në lidhje me veten.

“Unë isha në spitalin për fëmijë në Omaha kur isha pesë vjeçare. Nuk mbaj mend shumë, por më kujtohet se prindërit e mi ishin shumë të shqetësuar, por kurrë nuk e kam parë babanë tim kaq të frikësuar. Infermierja ime ishte fantastike dhe kjo ishte ajo që unë dua të bëjë në të ardhmen”, shpjegoi bukuroshja.

Përveç dashurisë ndaj mjekësisë dhe ndihmës vetëmohuese ndaj të sëmurëve, Sara po merret edhe me disa gjëra të tjera duke përfshirë punën në palestër.

Nëse i hedhim vetëm një vështrim në llogarinë e Instagramit, mund të kuptohet lehtësisht se sa është e rëndësishme për të që të udhëheqë një jetë të shëndetshme, të mbushur me aktivitete fizike.

Theksojmë se gjatë ditëve të saj në Universiteti, ajo punoi si instruktor pilates./TopAl News/

N E B R A S K A ?

A post shared by Sarah Rose Summers (@sarahr_summers) on




Be the first to comment

Leave a Reply