Së shpejti marrëveshje kolektive për të punësuarit në administratën publike




Të punësuarit në administratën publike së shpejti do të marrin marrëveshje kolektive me të cilën do të rregullohen  të drejtat dhe obligimet e tyre.

Sindikata e AOGJSH-së  dhe Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës sot u dakorduan të formohen grupe të punës të cilat do të fillojnë negociata për marrëveshje kolektive në administratën publike.

Kryetari i AOGJSH, Peco Grujovski dhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Ançevski pas seancës së kryesisë së AOGJSH shfaqën shpresë se do të vijnë deri te zgjidhja më e mirë për të punësuarit në administratën publike.

“Kjo është marrëveshja e parë kolektive të cilën do të mundohemi ta negociojmë dhe shpresoj se me sukses do ta nënshkruajmë, nga viti 1995. Me këtë marrëveshje shumë më direkt do të rregullohen  të drejtat dhe obligimet e të punësuarve në administratën publike”, theksoi ministri Mançevski.

Kryetari i AOGJSH tha se si sindikat do të kërkojnë në marrëveshjen kolektive të përfshihet edhe çështja për pagesën e K-15 në administratën publike.




Be the first to comment

Leave a Reply