SEANCA PËR SHKARKIMIN E ZVËRLEVSKIT ME PROBLEME TË NJËJTA




Seanca për shkarkim të kryeprokurorit Marko Zvrlevski përsëri me problemet dhe pengesat e njëjta. Pasi seanca filloi me gjysmë ore vonesë, Ilija Dimovski nga VMRO DPMNE i kërkoi Talat Xhaferit që ta ndërpresin debatin për shkarkim deri pas zgjedhjeve lokale pasi me ligj emërimet dhe shkarkimet janë të ndaluara gjatë kësaj periudhe.
VMRO DPMNE propozoi që ndryshimet kadrovike të lihen pezull deri pas zgjedhjeve, përfshirë edhe shkarkimin e Zvrlevskit pasi ligji thotë se gjatë kësaj periudhë duhet të lihen edhe debatet por edhe votimet.
Talat Xhaferi tha se ligji nuk e ndalon që ata të vazhdojnë me debatin pasi janë institucioni ligjvënës. S’ka pengesa për të vazhduar me punën dhe kanë të drejtë të thirrin seanca.
Antonio Milloshovski ia kujtoi Xhaferit se gjatë Qeverisë teknike ku ka patur përfaqësues edhe nga partia tij, Drejtorisë Antikorrupsion i kanë kërkuar mendim nëse mund të shkarkojnë dhe emërojnë funksionarë shtetëror dhe kjo drejtori ka thënë se ata nuk kanë të drejtë derisa të mbarojnë zgjedhjet. Nëse ligji vlen për Qeverinë, vlen edhe për Kuvendin,tha Milloshovski.
Xhaferi ia kujtoi se ajo përgjigje ka qenë për Qeveri teknike dhe jo për Kuvendin.
Në atë moment VMRO kërkoi pauzë prej gjysmë ore dhe me gjasë kjo praktikë e pauzave dhe fjalimeve procedurale do te vazhdojë.




Be the first to comment

Leave a Reply