Sedat Ramadani nga Lëvizja Besa kritikon ndërmarrjet e Qytetit të Shkupit për punë të papërgjegjshme




Në mbledhjen e këshillit të qytetit të Shkupit në rend dite mes tjerave ka qenë edhe miratimi i llogarive vjetore përfundimtare të ndërmarjeve publike të themeluara nga qyteti i Shkupit. I menjëhershëm ka qenë reagimi i kësilltarit nga rradhët e Lëvizjes Besa, Sedat Ramadani i cili gjatë diskutimit të tij akuzoj drejtorët e ndërmarjeve për harxhimin e mjeteve në mënyrë të paligjshme.

“Bëhet fjalë për Ndërmarje Publike “Ujësjellsi” të cilit në emër të blerjes të telefonave celular kanë shpenzuar mjete në lartësi prej 11.000 euro dhe atë jo për ti përmbushur nevojat për funksionim të mirëfilltë të nënpunsëve të kësaj ndërmarje , po duke blerë madje edhe celular në vlerë prej 850 euro. Gjithashtu në vlerë prej 23.000 euro të njëjtit kanë shpenzuar për blerjen e fotografive artistike të cilat nuk kanë të bëjnë me nevojat për funksionim të ndërmarrjes por për dëshirat personale të udhëheqsisë së saj” tha Ramadani gjatë diskutimit të tij.

Poashtu ai shprehu qendrimin e njejtë edhe sa i përket ndërmarrjes publike “Higjiena Komunale” ku është vërejtur një sjellje e papërgjegjshme nga ana e udhëheqësisë së saj duke bërë shpenzime në emër të sponzorimit dhe reprezantimeve në vlerë prej 45.000 euro.

“Një harxhim tjetër i pazakontë ka ndodhur edhe në emër të punësimeve sezonale të cilat kapin vlerën prej 450.000 euro dhe të cilat paraqiten si dallim i zmadhuarë nga llogaria vjetore e vitit 2016 për artikullin e njejtë dhe e gjithë kjo ka ndodhur në kohën para organizimit të zgjedhjeve lokale 2017” tha Ramadanit.

Ai përveç kritikava adresoi edhe lavdrata për sa i përket planit për punësime për vitin 2018/2019 në administratën e qytetit të Shkupit pasi që ky plan parashikon rritje të numrit të shqiptarëve në këtë instuticion por që prap nuk është në nivelin e duhur dhe të parashikuar me ligjin për përfaqësim e drejtë dhe adekuat të etniteteve nëpër instuticionet shtetërore.

Numëri aktual i shqipëtarëve në Qytetin e Shkupit është gjithësej 46 të punësuar apo vetëm 7.5% të numërit të përgjithshëm.




Be the first to comment

Leave a Reply