Sefaj: Pas përpunimit të informatave do të japim një vlerësim profesional të operacionit në veri




Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka bërë të ditur se MPB dhe Policia e Kosovës janë duke mbledhur dhe analizuar të gjitha informacionet në lidhje me operacionin për zbatimin e ligjit ditën e hënë në Mitrovicë.

Sefaj thekson se pas mbledhjes dhe përpunimit të të gjithë informatave do të jenë në gjendje që të japin një vlerësim të detajuar dhe profesional të nivelit operacional.

“Dëshiroj të ju njoftoj se Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës janë duke mbledhur dhe analizuar të gjitha informacionet në lidhje me operacionin për zbatimin e ligjit ditën e djeshme në Mitrovicë. Pas mbledhjes dhe përpunimit të të gjithë informatave do të jemi në gjendje që të japim një vlerësim të detajuar dhe profesional të nivelit operacional. Gjithashtu MPB falënderon të gjithë akterët institucional për bashkëpunimin e mirëfilltë në përmbushjen e obligimeve të tyre ligjore”, shkruan Sefaj.




Be the first to comment

Leave a Reply