Sekretet që nuk i kemi ditur, avantazhet e të qenit single




  • Shumica e njerëzve mendojnë se njerëzit e vetëm janë krijesa të trishtuara që kalojnë pjesën më të madhe të kohës duke menduar për marrëdhëniet ose duke u përpjekur për të krijuar një të tillë. Disa vajza mendojnë se të kesh një të dashur në jetën tënde do të thotë të zgjidhësh të gjitha problemet e tua. Në fakt, të qenit vetëm dhe jo në një lidhje ka disa avantazhe që duhet t’i dini para se të mendoni se jeni të vetmuar.

Ti e di se si të jesh i lumtur me të gjithë

Të jesh vetëm do të thotë të gjesh mënyra për t’u argëtuar me të gjithë dhe me veten. Nuk keni më frikë të bëni si të doni e kur të doni me miqtë apo familjarët tuaj. Gjatë kësaj kohe mund të eksploroni, të mësoni apo të njihni më mirë veten tuaj.

Jeni gjithmonë ju

Të jesh në një lidhje nuk do të thotë që duhet të ndryshosh gjithçka nga zakonet e tua deri te muzika që dëgjon. Të qenit i vetëm ju ka mësuar se hapësira dhe interesat tuaja personale janë me të vërtetë të rëndësishme pasi ato janë pjesë thelbësore e asaj që ti je.

Ti e kupton se të qenit i vetëm është në rregull dhe të ndihesh shumë më mirë për veten

Duke kaluar kohë me veten do të kuptoni se ju jeni më të rëndësishëm se çdo gjë tjetër. Zgjedhjet apo idetë tuaja janë më interesante dhe më të rëndësishme, jo vetëm për ju, por për këdo tjetër në marrëdhënie me ju.

Standardet tuaja janë shumë të larta tani

Pas gjithë kohës që ke kaluar në marrëdhëniet e ndryshme që mund të kenë qenë jot ë mira për ju, ju keni kuptuar ccfarë doni dhe si duhet të jetë personi që në fakt ju meriton ju. E pasi të keni kuptuar gjithcka, fatlumi që do iu ketë do të takojë tek ju versionin më të besueshëm dhe më të mirë tek ju.

Ju mësoni të vlerësoni të gjithë njerëzit në jetën tuaj

Marrëdhëniet nuk janë të kufizuara vetëm në romancë. Kur kaloni një kohë të konsiderueshme vetëm me veten, mësoni të vlerësoni të gjitha llojet e kontakteve duke filluar me familjen tuaj dhe duke përfunduar me miqtë tuaj më të mirë.  Kjo është gjëja më e mirë që dikujt mund t’i ndodhi.




Be the first to comment

Leave a Reply