Sela, kandidat i vetëm




Ziadin Sela, kryetari aktual i partisë Aleanca për Shqiptarët, do të jetë kandidati i vetëm për kryetar në Kongresin e dytë zgjedhor që do të mbahet këtë të shtunë më 10 mars. Do të jenë rreth 700 delegatë, prej tyre edhe 20 nga diaspora që do të jenë pjesëmarrës me të drejtë votë në Kongres për të zgjedhur kryetarin e partisë. Për liderin dhe Statutin e ri të ASH-së do të votojnë edhe 150 anëtarët e Kuvendit qendror të ASH-së si organ më i lartë ekzekutiv partiak. Sa i përket mysafirëve në Kongresin Zgjedhor të ASH-së, tashmë janë ftuar të gjitha partitë shqiptare nga vendi, nga Shqipëria, nga Kosova, Mali i Zi dhe nga Lugina e Preshevës. “Çdo degë dhe nëndegë e ASH-së i kanë dhënë mbështetje dhe përkrahje të parezervë kandidaturës se kryetarit aktual të Aleancës për Shqiptarët, z. Ziadin Sela për të udhëhequr me kreun e ASH-së dhe asnjë degë partiake nuk kanë paraqitur kandidatura tjetër për kreun e ASH-së”, thonë nga Shtabi për informim i Këshillit për organizimin e Kongresit. Do të jetë Kuvendi qendror që do të zgjedh më pas Kryesinë e partisë dhe Sekretarin e Përgjithshëm, e paraparë kjo më ndryshimet e reja në Statutin e partisë. Ndërkaq, Kryesia e partisë do të zgjedh nënkryetarët me propozimet e kryetarit të partisë që më gjasë mund të shtohen nga tre sa janë tani – në katër nënkryetarë. Sipas disa burimeve partiake – njëri nënkryetar do të përfaqësojë Kërçovën, Strugën dhe Ohrin, një për Gostivarin dhe Tetovën një nga Shkupi dhe i katërti rajonin e Kumanovës.
Kur janë në pyetje emrat, burime thonë se Arbën Taravari është emri më i sigurt që të vazhdojë të jetë Sekretar i përgjithshëm i partisë, ndërkaq emra të sigurt për nënkryetar nuk do të do të ketë paraprakisht. Pjesa parë e Kongresit do jetë tërësisht politike me fjalime politike dhe fjalë përshëndetëse, ndërkaq pjesa e dytë do të jetë zgjedhore, duke filluar nga Kryesia e punës, Rregullorja e punës së Kongresit, Statuti i partisë, Komisioni kandidues, Komisioni mbikëqyrës, Komisioni verifikues, mandej do të votohet Rregullorja e punës, do të votohet për kryetarin e partisë dhe për Kuvendin Qendror që do të jetë 1/3 nga delegatët që do të marrin pjesë. Risi në Statutin e ri të partisë do të jetë dhe krijimi i Akademisë Politike si organ i veçantë partiak në kuadër të ASH-së.
“Ky organ partiak është pak a shumë i ngjashëm me Komisionin për politika Strategjike që ka funksionuar deri tani. Akademia Politike është organ këshillëdhënës si dhe kompetent në hartimin dhe projektimin e politikave në kuadër të ASH. Akademia politike, do të përbëhet nga persona eminent (prej 30-40) të dëshmuar profesionalisht dhe që kanë përvojë të begatë në fusha të ndryshme të cilët do ti ndihmojnë Kryesisë Qendrore dhe kryetarit të Partisë në përpilimin e politikave, Strategjisë, programit dhe platformës politike, me një fjale Akademia politike do ta ngrit edhe nivelin e riorganizimit politik, duke e modernizuar partinë dhe duke e demokratizuar atë në format e vendimmarrjes politike në kuadër të veprimit politik të ASH”, thonë nga shërbimi për informim i ASH-së. Ndryshe, Këshilli themelor i Aleancës për Shqiptarët për përgatitjen e Kongresit të parë të ASH-së, javën e kaluar me sukses e ka mbaruar fazën e zgjedhjes dhe strukturave partiake nëpër këshillat vendor, kryetarët e nëndegëve, të degëve, kuvendet dhe kryesitë e nëndegëve dhe degëve partiake. Po ashtu, nëndegët partiake i kanë propozuar degëve edhe delegatët për Kongresin e I-rë të ASH që do të mbahet në 10 mars në Tetovë si dhe propozimet për Kuvendin zgjedhor të ASH-së që pritet ta zgjedh Kongresi. “Ky proces, i cili zgjati për një muaj menjëherë pas fazës së parë të procesit të anëtarësimit i cili rezultoi me afër 20.000 anëtarësime të reja.
KËTA JANË KRYETARËT E DEGËVE TË ASH-së
Procesi i zgjedhjeve të strukturave partiake, kryetarëve të Nëndegëve dhe Degëve partiake, po ashtu ishte në frymën e një procesi legjitim dhe demokratik. Shumica e kryetarëve të Degëve u zgjodhën në një proces të rregullt me votim të fshehtë, ndërsa një pjesë e tyre u zgjodhën me konsensus. Siç raportojnë nga ASH, kryetar Dege në nivel vendi janë zgjedhur këta persona: Strugë: Imer Imeri, Dibër: Ilirjan Fetahu, Kërçovë: Abdulla Sejdini, Tetovë: Altrim Mahmuti, Gostivar: Jeton Selimi, Kumanovë: Huzeir Mustafi, Çair: Fadil Nika, Bogovinë: Halil Sulejmani, Vrapcisht: Isen Shabani, Zhelinë: Shaban Arsllani, Bervenicë: Kujtim Idrizi, Tearcë: Tahir Tairi, Jegunovcë: Nadi Sulejmani, Shutorizare: Sevdair Aziri, Çuçer Sandevë: Liman Limani, Prespë: Maliq Shemshedini, Manastir: Afrim Selimi, Saraj; Nexhat Nuishi, Likovë: Ardian Demiri, Dollnen: Bajram Alia, Haraçinë: Skender Jusufi, Gazi Babë: Adnan Alija, Zelenikovë: Nusret Elmazi, Sopishtë: Orhan Gafuri, Çashkë: Valmir Shaqiri. Ndërkaq degët që do të kenë delegatë, por që mbeten të zgjidhen kryetarët e Degëve pas Kongresit janë Dega e Studeniçanit, Velesit dhe Butelit./koha.mk/




Be the first to comment

Leave a Reply