Sela: Në Strugë nuk ka më pashallëk




Kandidati i Aleancës për Shqiptarët për Strugën, Ziadin Sela, në “Debat Përmime”, premtoi se do t’i vazhdojë punët që tha se i ka bërë gjatë mandatitë kaluar.

 

“Struga ka qenë e ngufatur me uzurpime të hapësirave publike. Do të vazhdojmë t’i lirojmë këto hapësira për qytetarët”, tha Sela.

“Do të vazhdojmë ta zgjidhim problemin e parkingut në mënyrë emergjente. Ka pasur një kaos edhe si pasojë e mospunës së policisë për ta bërë punën e tyre”, shtoi ai.

“Komuna e Strugës këto vite është shpronësuar. Nuk ka as pronar as pashallëk”, tha Sela.

Duke lavdëruar punën gjatë mandatit të tij, Sela tha se në Strugë, gjatë mandatit të kaluar “është ndërtuar sa nuk është ndërtuar për 20 vjet”.

“Do të vazhdojmë ta kultivojmë një arsimim të papolitizuar siç e kemi bërë. Kemi gjetur të gjitha shkollat me xhirollogari të bllokuara”, tha Sela.
“Do të punojmë që gjatë gjithë vitit Struga të ketë turizmi”, shtoi ai.

Duke qenë se deponia e mbeturinave mbetet shqetësim për banorët e komunës, Sela tha se do ta zgjidhë këtë problem “shumë shpejt”.

Në kuadër të këtyre debateve, shikuesit do të njihen me ofertën politike të kandidatëve për komunat Çair, Saraj, Tetovë, Strugë, Gostivar, Dibër dhe Kërçovë.




Be the first to comment

Leave a Reply