Selena dhe Justin ndahen sërish, çfarë po ndodh?




Ribashkimi i tyre gëzoi shumë fansa të Justin Bieber dhe Selena Gomez. Çifti i dhanë një mundësi tjetër dashurisë së tyre.

Gjithsesi bashkimi i tyre, nuk ka gëzuar shumë mamanë e Selena-s. Ajo nuk është dakort me zgjedhjen e saj, pavarësisht se e mbështet nëse ajo është e lumtur. Selena nga ana tjetër, nuk është prononcuar në lidhje me ribashkimin me Justin.

Sipas Metro, mendimi i nënës së saj, ka bërë që Selena të braktisë sërish Justin. Këngëtari kanadez është fotografuar në Maldive, teksa pushonte me të ëmën e tij, Pattie Mallette, me të cilën ka një marrëdhënie shumë të ngushtë.

Nuk dihet ende nëse këto thashetheme janë të vërteta, por këto pushime të Justin pa Selena-n nuk janë një shenjë e mirë.




Be the first to comment

Leave a Reply