Selimi, AAK-së dhe Nismas: Ju besuam kur thatë nuk falim, por a shtini territor?




Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se Kosova nuk i ka borxh askujt për t’i falur tokë.

Nga foltorja e kuvendit, Selimi, iu ka drejtuar partive me të cilat ishin në bllok bashkë për të kundërshtuar demarkacionin me Malin e Zi – AAK-së dhe Nismas.

“S’i kuptoj ata me të cilët protestuam dje se si ndërruan mendje, ata me të cilët mblodhën mijëra njerëz në sheshe. Ne kemi fytyrë që t’i shohim në sy ata”.

“Kam pas dëgjuar disa nga kolegët e atëhershëm që thoshin që nuk falim territor, iu kemi besuar, kur kanë thënë se s’falin por i pyesim se a shisni territor?”, ka thënë Selimi, njofton Klan Kosova.

“Sot nuk bëhet fjalë për heqjen e vizave por për marrëveshjen e demarkacionit.  Ne duam ta mbajmë territorin përkundër qeverisë që do të japë territor për të mbetur në pushtet. E vetmja mundësi për korrigjim të kësaj marrëveshje është mosratifkimi i saj”.

Selimi ka thënë se Vetëvendosje e di se marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi është e dëmshme për vendin.




Be the first to comment

Leave a Reply