Serbi paguan 1500 euro për shqiptaren, ajo i bën ‘puçin’ që natën e parë të martesës




Prokuroria në Prokuplje të Serbisë ka nisur një hetim për një grup njerëzish që ndërmjetësojnë martesat mes serbëve me vajzat shqiptare.

Hetimi ka marrë shkas nga një rast i ndodhur së fundmi në Prokuplje të Serbisë, ku një serb ka pranuar se ka paguar 1.500 euro për t’u martuar me një shqiptare, por kjo e fundit është arratisur pak orë pas dasmës.

Siç shkruan kurir.rs, Prokuroria në Prokupljr i ka nisur një kërkesë Prokurorisë në Shqipëri për t’i ndihmuar që të mbledhin të dhëna për këtë rast.
Identifikohen të dyshuarit

Dyshohet se pas mashtrimeve qëndron një grup që ndërmjetëson martesat e meshkujve serbë me vajzat shqiptare dhe se ky është vetëm një nga disa rastet e mashtrimeve që grupi ka kryer.

“Personat që dyshohen si përgjegjës për mashtrimin janë identifikuar dhe procedurat po kryhen në bashkëpunim me Prokurorinë në Shqipëri”, tha Boro Zecevic, një zëdhënës i Prokurorisë në Prokuplje për Kurir.

Serbi i dëmtuar mësohet se përmes një agjencie që drejtohej nga një grua, arriti të gjente një vajzë për martesë.

“Ai u lidh me ta nëpërmjet telefonit. Ranë dakord që të paguante 1.500 euro dhe ata do t’i sillnin një vajzë për t’u martuar. Pak ditë më vonë, një vajzë e re e shoqëruar nga një grua u shfaq në Prokuplje. Me to ishte një burrë, i cili iu prezantua dhëndrit si xhaxhai i vajzës”, tha burimi për Kurir.

Burri i ri kishte shkuar me ta në shtëpinë e dhëndrit, ndërsa ishte larguar pas pak orësh.
Më pas, ata ishin zhdukur, duke bërë që dhëndri as të mos kalonte natën e parë të martesës me vajzën. Serbi e kishte kuptuar se shqiptarët e kishin mashtruar, prandaj ai vendosi që t’u kërkonte ndihmë organeve hetimore.

Madje, përveç 1500 eurove, ai kishte paguar edhe rrugën e tyre.
Raste të ngjashme mashtrimesh ka plot në Serbi, por viktimat nuk i denoncojnë ato për shkak të turpit.

Megjithatë, duhet thënë se vitet e fundit, qindra djem nga zonat rurale në Serbi kanë një martesë të shëndetshme me vajza nga Shqipëria.




Be the first to comment

Leave a Reply