Serbia nis fushatën në Amerikë kundër Kosovës,qeveritarët tanë ia kthyen shpinën LQSHA-së Joe DioGuardi




Qarqe të caktuara qeveritare,shoqëria civile,bota universitare,kulturore,shkencore dhe diaspora në Serbi kanë nisë fushatën kundër shqiptarëve dhe Kosovës në Amerikë.

Këto ditë përfaqësuesit qeveritar dhe të përkrahur nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç është themeluar Kongresi Serbo-Amerikanë që për qëllim të afrojë projektin nacional të Serbisë për të ndryshuar qëndrimin amerikan ndaj këtij vendi që,si thuhet nuk është vetëm Serbia fajtore për tërë problemet në Ballkan.

Në programin e Kongresit Serbo-Amerikan thuhet se ka ardhë koha që tashti me tërë potencionalin njerëzorë që kemi në Amerikë si biznesmenë, kompani,profesorë të universiteteve dhe të diasporës serbe,ne mund të përafrohemi me institucionet e shtetit amerikan në Kongres dhe Senat,ndonëse qysh tash katër senatorë dhe kongresmenë kanë shprehë gadishmërinë që të ndihmojnë Serbinë në mënyrë që Amerika të ndryshojë qëndrimin dhe tash e tutje mos të jetë vetëm Serbia fajtore për konfliktet në hapësirën e ish-Jugosllavisë dhe,si thuhet në programin e këtij Kongresi Serbo-Amerikan të shqyrtohet çështja Srebrenicës, Bosna e Hercegovina dhe Kosova.

Tërë ky mekanizëm politiko-diplomatik i Serbisë është në përkrahje të gjerë nga të gjitha nivelet e institucioneve të shtetit serb dhe qëllimi fund e krye ka të bëjë që edhe njëherë të luhet loja ,,fol e mashtro para botës,,që për ne tashmë është doktrinë e njohur që nga vitet e errëta antishqiptare të Serbisë 1844-1999.Këso kohe shteti serb nuk po lenë la luar të gurët e qendrave të vendosjes dhe nuhajtja e saj ,,lotët e Nikolla Pashiqit,,në tepihun e kuq në shtëpinë e bardhë në Vashington të kohës tashti janë bërë platformë e qarqeve për tërë segmentet e shtetit të Serbisë me moton,,Të nisim diçka,të fitojmë diçka,,(!).

Po ritheksojmë se tash gati 30 vjet në Nju Jork vepron dhe punon me taban të fortë kombëtar Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane (Joe DioGuardi), i cili në programin e lobimit të tij kishte çështjen shqiptare në Ballkan dhe Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.Mirëpo,për shkaqe që paksa janë të panjohura për ne dy qeveritë dhe institucionet në Prishtinë dhe Tiranë dhe në pjesën etnike shqiptare në Maqedoni,Mal të Zi dhe Preshevë sikur e kanë harruar abëreshin Joe Dioguardi në Nju Jork dhe kohëve të fundit e kanë anatemuar duke e lënë në margjinat e ,,historisë,, dhe si thuhej nga njëri nga diplomatët e MPJ të Kosovës,sikur atij i paskësh ka kaluar koha(!).

Në dritën e ngjarjeve antishqiptare të Serbisë që në stilin ,,hap pas hapi,,të bëjë të mundur përafrimin e Amerikës me Serbinë dhe një ditë ajo të bëhet faktor i miqësisë serbo-amerikan,krejt kjo në të vetmen pikë referimi:çështja e Kosovës sipas tryezës diplomatike serbe dhe një udhë e re kah Ballkani që duhet të kaloj Amerika nëpër Serbi.

Përkitazi me programin me ngjyrat antishqiptare të Serbisë shtron nevojën e ngutshme që institucionet qveritare në Prishtinë dhe Tiranë të afrohen sa më parë në Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikan(Joe Diogurdi) në Nju Jork,në mënyrë që të forcohet doktrina e lobimit për çështjen shqiptare në Ballkan dhe mos të lejohet përfshirja e Serbisë me programet fashiste kundër popullit shqiptar dhe të Kosovës, madje përmes logjistikës së njohur ,,lot para miqëve,,dhe roli i saj gjoja si ,,viktimë,,dhe agresorë i vërtetë i orëve të historisë së gjenocidit ndaj popujve joserb në ish-Jugosllavi dhe shqiptarëve në Kosovë.

Serbia ka nisë ti luaj gurët,ne nuk guxojmë të bëjmë gjumë (vetëm)në krahun e majtë.Diasporën shqiptare në Amerikë duhet të unifikohet më shumë dhe më afër me LQSHA-së Joe DioGuardi në Nju Jork!/ Skënder Karaçica




Be the first to comment

Leave a Reply