Sërish arrestohen një pjesë e të akuzuarve për ngjarjet më 27 prill




Pesë persona të akuzuar për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar mbrëmë sërish janë arrestuar dhe dërguar në burgun hetimor Shkup, me urdhër të Gjykatës Penale, konfirmuan për MIA-n nga MPB-ja.

Arrestimi i tyre pason pasi dje prokurori publik shtetëror Lubomir Joveski kumtoi se deri te Gjykata Penale është dorëzuar aktakuzë kundër 30 personave lidhur me ngjarjet e 27 prillit. Njëzet e tetë persona janë akuzuar për vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, ndërsa dy për ndihmë gjatë kryerjes së veprës së njëjtë penale.

Të akuzuarit, sipas prokurorit publik të RM-së Lubomir Joveski, e kanë rrezikuar rendin kushtetues dhe sigurinë së RM-së me akt të dhunës me çfarë kanë krijuar ndjenjë të pasigurisë dhe frikë te qytetarët.

Gjykata Supreme të hënën duke vendosur rreth ankesave  të të dyshuarve, ka vendosur për një pjesë prej tyre t’i heqë masat paraburgim dhe arrest  shtëpiak. Nga paraburgimi ishin lëshuar ish-ministrit i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov dhe deputetët e VMRO–DPMNE-së Kërsto Mukovski dhe Sasho Vasilevskit të cilët morën masë arrest shtëpiak.




Be the first to comment

Leave a Reply