Sërish shoqe, Dafina dhe Tuna postojnë një foto së bashku pas 7 vitesh




Dy këngëtaret e njohura Dafina Zeqiri dhe Tuna, dikur ishin shoqe të ngushta. Nuk e dimë se çfarë ndodhi por pas bashkëpunimit “Vibe”, se bashku me 2po2, vajzat nuk u panë më në shoqërinë e njëra-tjetrës.

7 vite më vonë, me ardhjen në jetë të djalit të Tunës, Dafina komentoi duke në fotot e këngëtares duke i uruar jetë të gjatë djalit. Më vonë edhe Tuna filloi të komentonte në fotot e Dafinës.

Pra me pak fjalë u kuptua që vajzat kishin bërë paqe. Ky pajtim në fakt nuk reflektohet thjesht me komente në rrjetet sociale.

Tuna ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me Patrisin dhe djalin. Atje ajo ka përfituar nga rasti për të takuar miken e saj të vjetër, Dafinën.

 

Vajzat pas 7 viesh mungesë, kanë publikuar në Snapchat dhe Instastory foto së bashku. Sa mirë që vajzat tashmë kanë lënë pas hatërmbetjet dhe janë sërish shoqe




Be the first to comment

Leave a Reply