Shekerinska dhe Dimitrov në konferencën në Munih




Prej nesër deri të dielën në Konferencën e 54-të të sigurimit në Munih do të marrin pjesë zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov.

Në konferencë është paralajmëruar prania e sekretarit amerikan të mbrojtjes, Xhejms Matis, sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh, sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, kryeministres britanike Tereza Mej, kryetarit të Komisionit Evropian Zhan Klod Junker, përfaqësueses së lartë për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini dhe eurokomisarit për Politikë Fqinjësore dhe Zgjerim Johanes Han.

Sivjet në fokus të konferencës do të jenë debatet për rolin e BE-së si aktor global dhe marrëdhëniet e saj me NATO-n, SHBA-në dhe Rusinë, kërcënimi në rritje për rendin liberal ndërkombëtar në Afrikë dhe ngjarjet politike në rajonin Sahel. Pjesëmarrësit do të debatojnë edhe për çështjet për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe të çështjeve për kontroll të armëve dhe veçanërisht të tensioneve rreth programit për armë bërthamore të Koresë Veriore.

Ministrat e Maqedonisë do të marrin pjesë në disa panele dedikuar sigurisë trans-atlantike, bashkëpunimit në NATO dhe BE dhe tema të tjera, ndërsa është paraparë të realizojnë edhe shumë takime bilaterale.

Konferenca e sigurimit në Munih u krijua si forum udhëheqës global në të cilin shumë liderë politikë, shefa të shteteve dhe qeverive, personalitete udhëheqëse nga organizatat ndërkombëtare, përfaqësues të lartë nga industria, media, akademi dhe shoqëri civile, diskutuan për sfidat aktuale dhe të ardhshme të sigurimit.




Be the first to comment

Leave a Reply