Shekerinska: Maqedonia më 15 tetor sërish vendos për ardhmërinë e saj




Këto nuk janë zgjedhje të zakonshme komunale për këshill dhe kryetar komune, sepse Maqedonia sërish vendos për ardhmërinë e saj nëse do të zhvillohet dhe do të ketë ardhmëri evropiane apo do të kthehet prapa si shtet i izoluar. Për këtë çdo votë është e rëndësishme për atë kush do të udhëheqë me këshillin dhe me komunën, por edhe t’u tregohet politikanëve nga 11 vitet e fundit se Maqedonia dëshiron ardhmëri të përbashkët pa grindje dhe ndarje, tha zëvendëskryetarja e LSDM-së, Radimilla Shekerinska, në tubimin e sontëm në Gostivar.

Ajo theksoi se pas sukseseve të mëdha të Qeverisë në tre muajt e parë nga puna e saj dëshirojnë kjo mënyrë e punës dhe kthimit të jetës të ndjehen edhe në të gjitha komunat tona në shtet, madje edhe në Gostivar.

Si e para theksoi, ndërtojmë me plan, e jo me improvizime apo me plane pesë në dymbëdhjetë, ose, plane të cilat ndonjë politikan do t’i diktojë në telefon.

Qëllim kryesor në nivel lokal, siç tha, do të kenë të bëjnë komunë të hapur dhe shërbyese për të gjithë. 




Be the first to comment

Leave a Reply