Shilegov: Trajanovski përsëri i papërgatitur për ballafaqim me sfidat e ndotjes




Në konferencën e sotme për shtyp, nënkryetari i LSDM-së, Petre Shilegov tha se sikur në vitet e kaluara, ashtu edhe këtë vit, kryetari i Bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski përsëri pret ditët e vjeshtës dhe dimrit plotësisht i papërgatitur për ballafaqim me ndotjen e cila është në nivel kritik në këtë periudhë të vitit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Edhe përkundër premtimeve të shumta, qeverisja e qytetit nuk bëri asgjë për uljen e nivelit të grimcave PM të ajrit në Shkup dhe lejon që të gjithë ne të helmohemi nga ndotja e ajrit. Shkupit i duhet një strategji urgjente për ajër të pastër dhe cilësor. Për këtë, pas fitores në zgjedhjet lokale, si qeverisje e re e qytetit do të ndërmarrim një sërë masash kategorike dhe afatgjata për uljen e ndotjes në Shkup”, tha Shilegov.

Ai shtoi se në plan të parë do të jetë mbrojtja dhe shtimi i parqeve, drunjve dhe të gjitha hapësirave të gjelbërta të qytetit, duke thënë se përqindja e gjelbërimit në qytet duhet të shtohet në mënyrë drastike, në veçanti në pjesët qendrore të qytetit, gjë që do të ndihmohet nga inspektorati kujdestar që planifikon ta krijojë për punë të pandërprerë në këtë drejtim.




Be the first to comment

Leave a Reply