Shkarkimi i “peshkut” të parë, Rama bën deklaratën e fortë




Ditën e sotme Vettingu dha rezultatet e para. Sot u vendos shkarkimi i gjyqtarit të Kushtetueses Fatos Lulo.

Pas këtij vendimi, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Me anë të një statusi në Facebook, Rama shkruan se kjo ditë është një ditë ku shqiptarët ndihen më mirë.

Rama shton se pa nisur procesi i Vettingut, 17 gjyqtarë dhe prokurorë janë larguar nga sistemi për t’i shpëtuar filtrit.

Reagimi i plotë:

Të gjithë shqiptarët që e mbështetën fort Vetingun, sot duhet të ndjehen mirë sepse nisja është e mbarë?

Pas 17 gjykatësve e prokurorëve që i ikën Vetingut pa filluar, procesi nisi e i pari që u mor në pyetje s’e justifikoi dot pasurinë dhe ra! Jam i bindur s’kemi parë gjë akoma.




Be the first to comment

Leave a Reply