Shkodra në zonën e kuqe deri në 22 mars, pritet zgjerim i hartës së përmbytjeve




Instituti i Gjeoshkencave ka publikuar hartën e rrezikut të përmbytjeve duke futur Shkodrën në zonën e kuqe.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta.

Gjatë ditës së sotme në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të vazhdojë të ketë rritje të niveleve të ujit dhe rritje të hartës së përmbytjeve.

Edhe ditën e nesërme sipas IGJEUM do të vazhdojë rritja e prurjeve në pjesët e larta malore të basenit duke përfshirë edhe hidrocentralet mbi lumin Drin.

Gjatë të martës, nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të vazhdojnë të rriten për shkak të prurjeve nga Liqeni i Shkodrës dhe Lumi Drin në drejtim të Lumit Buna.

Parashikimet e IGJEUM për ditët në vazhdim tregojnë rritje të prurjeve dhe niveleve përgjatë datave 21 dhe 22 mars 2018.

Për pasojë pritet zgjerim i hartës së përmbytjeve në pjesën e Nën Shkodrës dhe përmbytjes të zonave periferike të qytetit të Shkodrës në afërsi të Liqenit.

Për arsye të shtimit të rrezikut nga përmbytja, është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës.

Në pjesën tjetër të territorit përgjatë ditëve në vazhdim parashikohet rritje e ndjeshme e prurjeve duke rritur rrezikun nga përmbytjet në gjithë pjesët fushore të lumenjve.




Be the first to comment

Leave a Reply