Shkollat “guleniste” në Shqipëri shiten për 10 milion euro?




Një burim konfidencial i Politiko.al në administratën e kolegjit turk “Turgut Ozal’, ka pranuar se pronësia e rrjetit arsimor ka ndërruar duar.
Sipas një marrëveshjeje ende të pabërë publike, kolegjet turke janë blerë nga ‘Kastrati Group’, një prej kompanive më të mëdha në Shqipëri.
Sipas të njëjtit burim shifra e transaksionit është 10 milionë euro.
Politiko.al është përpjekur të kontaktojë me drejtues të lartë të kompanisë ‘Kastrati’, por pa sukses.
Shkollat turke në Shqipëri, ku bën pjesë edhe ‘Turgut Ozal, kanë hyrë prej pak vitesh në vëmendjen e publikut shqiptar pas një kërkese të hapur të presidentit turk, Erdogan, për mbylljen e tyre.
Erdogan i cilëson shkollat turke në Shqipëri si fole të gulenizmit, një lëvizje fetare të cilën ai e ka identifikuar edhe si organizatore të grushtit të shtetit në Turqi vitin e shkuar.




Be the first to comment

Leave a Reply