Shpend Ahmeti ka përzgjedhur ekipin mes Real Madrid dhe Manchester United




Sonte (e martë) nga ora 20:45 luajnë Real Madridi dhe Manchester Unitedi.

Ndeshja është e vlefshme për Superkupën e Evropës e cila luhet në Shkup në stadiumin Philip II Arena.

Këtë përballje mezi është duke e pritur edhe Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili beson te fitorja e Djajve të Kuq.

“E kam dit që vjen Manchesteri afër. Më në fund. Sonte veç fitore”, shkruan Ahmeti në Twitter.

Favorit janë Los Blancos, por një ndeshje si kjo është vështirë të parashikohet.




Be the first to comment

Leave a Reply