Shpërthen përleshja gjatë fjalimit të Erdoganit në Nju Jork, demonstruesit përleshen ashpër me rojet e tij (VIDEO)




Një tjetër paraqitje e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan coi në dhunë totale në tokën amerikane të enjten, disa muaj pasi rojet e sigurisë së Erdoganit u akuzuan se sulmuan protestuesit në Uashington DC.

Të paktën tre demonstrues u nxorën jashtë nga hoteli ‘Marriott’ në Nee York të enjten, pasi Erdogan mbajti një fjalim në një aktivitet të organizuar nga Komiteti Kombëtar i Turizmit Amerikan.

Përçarja zgjati minuta dhe përfshinte demonstruesit pro- dhe anti-Erdogan, njoftoi një  zëdhënës i policisë njujorkeze.

Video të postuara nga media sociale, tregojnë skena kaotike, ku ndërhynin dhjetëra persona, ndërkohë që disa të tjerë filluan të këndonin dhe të bërtitnin.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse burrat e parë në video ishin pjesë e rojeve të sigurisë së Erdoganit 

 




Be the first to comment

Leave a Reply