Shpifjet ndaj Visar Ganiut, kandidatit të pastër si LOTI për komunën e Çairit, dëshmon frikën e ZEKËS, rrugës në humbje!?




Pas publikimit të një shpifje e kuluar nga oponentet ndaj kandidatit të BDI-së, Visar Ganiut, të cilin gjithë Çairi e njohin si një person të pastër si LOTI, dëshmon se “ZEKA”-n, i cili mbanë gjithëçka por vetëm “BESË jo”, është në panik, nga ajo që ai sheh se Visar Ganiu gëzon mbeshtetje të madhë në Çair.

Nga qendra për informim nga dega BDI-Çair, njoftojnë se për ta larguar vëmendjen e çairasëve nga koalicionimi i fshehtë me VMRO-në, Besa në stilin e saj të njohur, shpif gënjeshtra për kandidatin e Bashkimit Demokratik për Integrim për kryetar të komunës Çair, Visar Ganiu.

Кandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim për kryetar të komunës Çair Visar Ganiu nuk është pronar i pronës shoqërore në komunë, që të mund të i jep dikujt tokë.

Ashpër reagojmë ndaj informatave të publikuara në disa portale, si të pavërteta. Apelojmë që qytetarët mos të bien pre e këtyre dezinformatave sepse dikush në mungesë të ofertës konkrete, mundohet që me trillime të dëmtojë personalitetin e Visar Ganiut.

Përse frika tek kandidati i Lëvizje Besa në Çair!?

Ajo që lë të kuptohet në opinion se kandidatin e Levizjes BESA, Zekirija Ibrahimin e ka kap frika dhe panika, është se Visar Ganiu, ka mbështetjën e madhe të qytetarëve në Çair, por jo vetëm.

Disa ditë më parë edhe kreu i LSDM-së, z.Zoran Zaev në emisionin Top Tema në televizionin Telma, është shprehur se është i gatshëm të mbështesë kandidatin e BDI për komunën e Çairit, sepse sipas tij vlerëson se është zgjidhje e mirë dhe ka marrë edhe përkrahjen e degëve të LSDM-së nga kjo komunë.




Be the first to comment

Leave a Reply