Shqipëri, Rama lançon “Platformën e Bashkëqeverisjes”




Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë publike ditën e sotme nismën e qeverisë shqiptare, për të krijuar një platfomrë online, ku do të shërbejë për ankesat e qytetarëve.

 

Në fjalën e tij gjatë prezantimit, Rama tha se kjo platformë që do të drejtohet nga ish-ministri Saimir Tahiri, do të shërbejë si një mjet që çdo qytetarë të ankohet për zyrtarët e shtetit.

Po ashtu, Kryeministri ka njoftuar se përmes kësaj iniciative do të bëhet e mundur zhdukja e nëpunësve të shtetit, që janë parazitë dhe të korruptuar.

Për të gjitha këto, Kryeministri Edi Rama ka kërkuar ndihëm e qytetarëve shqiptarë, duke u bërë thirrje që të regjistrohen dhe të mos hezitojnë të shkruajnë sepse çdo ankesë do të merret parasysh.

“Nuk është një faqe më shumë në internet, nuk është një portal, larg qoftë, por mekanizëm për ta shfrytëzuar për të gjitha aspektet, por edhe për sugjerime për çka mungon. Do u përgjigjem disa rezervave që kemi dëgjuar për këtë përpjekje të PS, që të ndërtojmë një koalicion real me njerëzit e zakonshëm. Keni dëgjuar që ky do të ishte kapërcim i parlamentit apo institucioneve të tjera. Por ky nuk ka asnjë bazë, pasi ky mekanizëm e forcon më shumë demokracinë, institucionet dhe Kuvendin. Nuk anashkalon asnjë mekanizëm kushtetues apo institucional.

Një rezervë tjetër që keni dëgjuar është që mund të hapë një gjueti shtrigash, pasi njerëzit mund të bëjnë denoncime. Por edhe kjo nuk qëndron, pasi platforma pranon vetëm anëtarë real me identitet të verifikuar si pjesëtar të këtij koalicioni, nuk është si Facebook, apo portale, që mund të futen me identitet të rremë. Çdo person që do të regjistrohet për të qenë pjesë e këtij procesi, do të mbajë përgjegjësinë e vet për atë që shkruan, pra do i dalë për zot çdo denoncimi për korrupsion apo sjellje abuzive. Një grup i tërë njerëzish do të ndjekin në kohë reale çdo kërkesë apo ankesë dhe do të bëjnë verifikimin të të gjithave ankesave, që lidhen me persona apo zyra.

Është një ekran për këdo që e përdor, por pas ekranit ka një grup të tërë njerëzish. Kush janë këta njerëz dhe si do të organizohet. Janë të përzgjedhur pas një thirrje publike dy muaj më parë. Mes 800 aplikantëve që kanë paraqitur dosjet. Mbi këtë bazë është bërë një para-seleksionim dhe janë kualifikuar afro 50 persona, prej të cilëve filtrohen dhe që ditën e hënë do të jenë gatishmëri 25 persona. Këta do të ndahen në grupe, një grup qendror në Kryeministri dhe grupet e tjera në çdo ministri dhe sikur do e shikoni sipas të gjitha kategorive, që ka platforma opinionet ndahen në bazë të kategorive.

Për çdo çështje zgjidhja të jepet nga titullari i institucionit dhe çdo anëtar i qeverisë do të mbajë përgjegjësi për cilën do përgjigje. Prej 100 vitesh funksiononte një zyrë që quhej ‘hallet e popullit’ tani zyra e marrëdhënieve me publikun. Anëtarët e qeverisë janë përgjegjësit e drjetpërdrejtë, duhet të raportojnë për gjithçka që adresohet dhe që është e regjistruar”, tha Rama.

Ndërsa, sipas Ramës, do të ketë edhe marrëveshje me kryetarët e Bashkive, që të përfshihen në këtë proces. Në këtë platformë, do të kenë mundësi të futen vetëm ata që do të regjistrohen dhe do të identifikohen, dhe jo me emra fals.

“Në dritaren e ankesave, ka zgjedhje se ku do të drejtohet ankesa dhe në cilin institucion apo qark. Do ketë marrëveshje me kryebashkiakët që do të përfshihen në këtë proces. Dhe njerëzit mund të ankohen qoftë për politikat, ligjet, apo padiskutim sjellje korruptive apo abuzive. Ata që kanë akses në këtë mekanizëm, janë anëtarë të regjistruar të këtij koalicioni. Mund të ankohen për diçka që ndodh në rrethin e tyre shoqëror dhe familjar, pasi figura e çdo anëtari është figurë përfaqësuese e koalicionit aty ku jeton dhe punon, shkollohet dhe studion. Ata që regjistrohen shprehin dëshirën që të marrin projekt vendimet para se të miratohen në qeveri, apo ato në proces. Shumëkush ka dëshirë të përfshihet në aktivitet publik dhe ka nevojë për mbështetje. Jo për çdo nisëm qeveria mund të japë mbështetje, por brenda 20 ditëve do të marrë përgjigje nëse mund të mbështetet apo jo”, tha Rama.




Be the first to comment

Leave a Reply