Shqiptarët dënohen në Britani se u kapën me kokainë, vlera 4 milionë paund




Tre anëtarë të një bande shqiptare, që merrej me trafikun e drogës janë dënuar pasi iu gjet kokainë ne vlerën e 4 milionë paundëve.

Thë Guardian shkruan se Mark Gurini ishte kreu i grupit dhe ai u arrestua shtatorin e vitit të kaluar në një pikë karburanti

Gjatë kontrollit të makinës së 26 vjeçarit iu gjet e fshehur 2 kg kokainë si dhe një kartë false identiteti italiane

Më pas gjatë kontrollit të banesës iu gjetën dhe 49 kg kokainë. Më herët ishin arrestuar dhe Arbian Celaj, 25 vjeç me banim në Eastern Avenue dhe Abubaker Mohamed 22 vjeç. Ata u kapën me1 kg kokainë.

E gjithë kokaina e sekuestruar ka një vlerë pregu prej 4.2 milionë.

Ata janë shpallur fajtor nga gjykata Blackfriars dhe Gurini është dënuar me 8 vjet burg, ndërsa dy të tjerët, Çelaj e Mohamed u dënuan me 5.3 vite burg, shkruan the Guardian




Be the first to comment

Leave a Reply