Shqiptari nga Struga sulmohet në Shkup, ia thyejnë hundën dhe dorën, ja shkaku!




Të hënën rreth orës 22 U.B. (56) nga fshati Dellogozhdë i Strugës, ka njoftuar policinë se të njëjtën ditë rreth orës 17 në bulevarin “Kërste Misirkov” në Shkup deri sa ka qëndruar bashkë me tre familjarë tjerë në veturën e llojit “Pasat”, u janë afruar disa persona, me ç’rast e kanë sulmuar U.B. dhe ia kanë thyer dorën dhe hundën. Sipas tij, personat në fjalë e kanë sulmuar edhe vëllaun dhe djalin e tij dhe më pas janë arratisur, shkruan Gazeta Lajm. Shkak për incidentin, ka qenë një zënkë paraprake që ka ndodhur rreth orës 14 në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, ku U.B. ka pasur aksident trafiku me vëllaun e njërit prej sulmuesve. Policia po punon në ndriçimin e rastit.




Be the first to comment

Leave a Reply