Shumë dashuri, Tolgahan Sayisman bën deklaratën më të ëmbël publikisht për Almeda Abazin




E ftuara e parë në emisionin ‘Xing me Ermalin’ ishte aktorja e prezantuesja Almeda Abazi. Si një mysafire në studio Ermali e priti me një kafe turke sipas traditës. Ajo rrëfeu për jetën e saj në çift, për jetën e saj në Turqi dhe projektet e saj të ardhshme.

Ajo bëri një sqarim për të gjithë mbi një foto të publikuar që u shndërrua në virale, bashkëshorti i saj duke u puthur me një tjetër femër. E gjitha ishte një keqkuptim ajo tregoi edhe me video se gruaja në foto ishte një fanse e tij, e se ai e kishte përqafuar dhe e kishte puthur në faqe asgjë më shumë. “Sapo u zgjova në mëngjes dhe hapa telefonin u shokova, shumë mesazhe ku më shkruanin se çfarë kishte ndodhur. Telefonova Tolgën menjëherë pasi ai ndodhej në Afrikë. Ai më sqaroi gjithçka dhe unë u qetësova”.

Surpriza e mbrëmjes ishte një telefonatë e Tolgahanit në emision live. Ai përshëndeti në shqip me disa fjalë:” Si jeni? Çfarë po bëni? Ju dua të gjithëve. Almeda të dua shumë, eja sa më shpejt.” Atyre iu drejtuan edhe disa pyetje për të kuptuar nëse e njohin njeri-tjetrin sa duhet dhe rezultoi se ishin një çift perfekt. Sa të mirë, apo jo?




Be the first to comment

Leave a Reply