Si asnjëherë më parë, Rihanna rrëfen:’Nuk kam njohur kurrë dikë si ai’




Kjo ndodh rrallë, të gjithë e dimë, Rihanna më në fund zbuloi disa sekrete që të gjithë kemi pritur me padurim për t’i mësuar. Ikonë e muzikës, modës, bukurisë e thjeshtësisë, Rihanna di mirë si të tërheq vëmendjen e të gjithëve.

Projektet e saj të reja nuk janë vetëm në muzikë, por edhe në modë, kozmetikë dhe trendet më të fundit. Diva e skenës dhe e notave të larta në këndim, më në fund rrëfeu edhe për jetën e saj personale, gjë të cilën ajo nuk e ka bërë më parë.

Këngëtarja me origjinë ngë Barbados në një intervistë për revistën “Vogue” na mahniti të gjtihëve duke zbuluar sekretet e saj të bukurisë dhe taktikat që e bëjnë atë të duket një yll edhe herët në mëngjes, kur shumë prej nesh nuk mund të çohen as nga krevati.

30 vjeçarja, prej disa kohësh është në një lidhje të bukur dashurie dhe ajo është shumë e lumtur për këtë gjë. kur u pyet se si ndihet për lidhjen e saj me të dahsurin ajo shumë e lumtur citoi: “Nuk kam njohur kurrë dikë si ai. Jam shumë e lumtur. Mendoj se është koha për të rregulluar jetën time të dashurisë. Kaq mund të them tani… po shijoj çdo gjë.”




Be the first to comment

Leave a Reply