Si duhet të kujdeseni për personat, nëse vuajnë nga migrena




“Kjo po më bën me migrenë” – është një ndër shprehjet më të zakonshme që përdorim me shaka kur diçka po të irriton dhe kthehet shqetësuese. Gjithsesi, migrena nuk është shaka, për ata që e përjetojnë.

Neurologjisti Wade Cooper për “Huffington Post”, shprehet se shkaku i migrenës është një sinjal kimik që shkakton dhimbjet e sensorëve përgjatë nervave trigeminalë, një nerv i cili furnizon indet e nofullës, mjekrës dhe ballit.

Ky sinjal kimik shkakton: Inflamacion të enëve të gjakut në kokë dhe zgjerim të enëve të gjakut në kokë. Ky proces irriton fibrat nervore lokale dhe dërgon sinjale dhimbjeje prapa në tru.

Statistikat tregojnë se një person në katër shtëpi, përjeton migrenën edhe disa prej tyre nuk e dinë, sepse nuk janë konsultuar me mjekun. Ja çfarë duhet të dinë të gjithë personat e dashur të atyre që janë të diagnostifikuar me migrenë:

Njerëzit që vuajnë nga migrena janë shumë të ndjeshëm

Sipas neurologut Megan Warner, për shkak të migrenës i gjithë sistemi i trupit tuaj mund të jetë shumë sensitivë. Ndaj ata mund të ndjejnë erën, zhurmën dhe dritën në të qindtën e sekondit. “Ndjehesh si në kurth. Dëshiron të largohesh nga lëkura jote. Është taman një ferr” – tregon Megan. Për këtë arsye personat që vuajnë nga migrena, duhet të qëndrojnë një vend të qetë, të freskët dhe në dhoma të errëta.

Ata nuk duan të të zhgënjejnë dhe urrejnë që duhet të të japin migrenën si arsye

“Kur në moment pëson një attak migrene, nuk do të hapësh perden, të ndezësh dritën dhe televizorin, thjesht kërkon të rrish shtrirë në errësisë derisa tmerri të përfundoj” – tregon Jade Seaberry, i cili vuan prej gjashtë vitesh nga migrena. Njerëzit nuk duhet ta bëjnë këtë situatë edhe më të vështirë! Ata thjesht kanë nevojë që ju t’i kuptoni.

Migrena shkakton ndryshim humori

Nëse i shkaktoi një emocion të forte një personi që vuan nga migrena, atëherë ai do të përjetojë menjëherë një attak. Ndaj mundohuni të mos I inatosni dhe stresoni personat që vuajnë nga migrena.

Harrojeni pyetjen: “Të dhemb koka?”

“Migrena është disa herë më shumë katastrofike se dhimbja e kokës. Ndaj mos pyesni ‘A ke dhimbje koke?’, kur e shihni se kam migrenë”- shprehet Ken Olan, i cili vuan nga migrena prej 15 vitesh. Migrena është një dhimbje koke e moderuar, që zgjat për disa orë deri në disa ditë. “Madje ka raste kur edhe na këshillojnë. ‘Përse nuk mer një paracetamol, mua më ndalon dhimbjen’ Oh! Këta persona nuk e dinë çpo thonë”- tregon Warner.

3 format e migrenës:

Migrena klasike

Shfaqet zakonisht tek fëmijët, adoleshentët ose të rinjtë. Është me e shpeshtë tek femrat dhe ka karakter familjar. Kriza fillon me çrregullime vizuale (shkëndija ose deformim i objekteve), dhimbje pulsuese vetëm në një gjysmë të kokës (në të majtë ose në të djathtë), të vjella. Vazhdon 2-6 orë dhe përmirësohet pas gjumit.

Migrena e zakonshme

Dhimbje koke, me ndjenjën e të vjellës, por pa të vjellë dhe pa shqetësime vizuale. Më e shpeshtë tek femrat. Kriza fillon gradualisht dhe mund të zgjasë nga disa orë deri në disa ditë.

Migrena “me orar”

Dhimbje koke unilaterale (si djegie), retroorbital (mbrapa syve), shfaqet natën. Më e shpeshtë tek meshkujt e rinj (90%). Kriza fillon rreth 2-4 orë pasi ka rënë të flejë, ka një intensitet të lartë që të zgjon nga gjumi, i sëmuri loton vetëm nga njëri sy dhe paraqet kongjestin nazal. Zakonisht nuk shoqërohet me probleme vizuale ose të vjella. Kriza vazhdon 20-60 min. pastaj pushon menjëherë dhe rishfaqet ditën tjetër në të njëjtën orë për disa javë me radhë. Pastaj mund të pushojë për disa muaj dhe të rishfaqet përsëri.




Be the first to comment

Leave a Reply