Si ndikon muzika në humbjen në peshë




Tingujt e butë dhe të ngadaltë zgjatin jetën, ndërsa ajo muzika e zhurmshme e dëmton dëgjimin. Mos harroni këto dhe disa këshilla të tjera që ndërlidhen me faktin se muzika ua lehtëson heqjen e kilogramëve shtesë.

Ndoshta keni dëgjuar se muzikantët në moshën midis 45 deri 65 vjeçe kanë memorie më të mirë dhe më mirë dëgjojnë fjalët në ambient të zhurmshëm, në krahasim me ata që nuk merren me muzikë.

Në fakt, muzika e forcon trurin, por tashmë duam ta kuptojmë se në çfarë mase muzika ndikon dhe mund të bëjë për muskujt.

Me muzikë deri në formën më të mirë të trupit

1. Lëvizni këmbët

Hulumtimet kanë vërtetuar se muzika e një ritmi të shpejtë biçiklistëve u ndihmon që pedalet t’i rrotullojnë më shpejtë, duke u ofruar forcë më të madhe njëkohësisht. Pos kësaj, muzika me ritëm më të shpejtë ngasjen e biçikletës e bën më të hareshme.

2. Mundeni edhe më shumë

Studimet tregojnë se dëgjimi i muzikës gjatë ushtrimeve rezulton me orar më të zgjatur të ushtrimeve. Lajm edhe më i mirë është se tekstet e këngëve në të cilat përfshihen fjalët si ‘më fortë’, ‘besoj’ dhe ‘jepi’, pa vetëdije ndikojnë në ngritjen e vullnetit gjatë ushtrimeve.

3. Gjithçka është më lehtë

Muzika me lehtësi mund ta ndërrojë kahen dhe me lehtësi ta harroni lodhjen. Kostas Karageorgis, autor i librit “Inside Sport Psychology”, i cili njëherësh merret me muzikë dhe ushtrime trupore, shpjegon se muzika bllokon ndjenjën e lodhjes gjatë kohës sa jeni duke u marrë me ushtrime.

4. Ritmi më i mirë

Ushtrimet trupore përmirësojnë disponimin, ndërsa ushtrimet me muzikë edhe më shumë. Ritmi i këngës, të cilën dëgjoni ndikon në nxitjen dhe lëvizjen e muskujve.

5. Zgjidhni ritmin e duhur

Ritmi hip-hop është shembull i cili ju përshpejton hapat, e me këtë rast edhe ushtrimet që të keni një vijë sa më vitale dhe një peshë ideale. Duke e dëgjuar ritmin ju në mënyrë automatike rregulloni formën dhe linjat e trupit, pa e ndjerë shumë lodhjen. Në këtë mënyrë do të ushtroni rreth 15 për qind më tepër.




Be the first to comment

Leave a Reply