Si të mirëmbani parketin e shtëpisë




Me kalimin e kohës parketi i shtëpisë rrezikon të humbasë shkëlqimin kështu që merreni seriozisht mirëmbajtjen e tij. Në bazë të llojit të parketit tuaj, ne kemi sjellë disa sugjerime se si ta mirëmbani atë.

Mirëmbajtje e thjeshtë për një parket të shtresëzuar

Ruani shkëlqimin e parketit tuaj duke e larë me një copë të njomë sipërfaqen e tij.

Pastrojeni çdo ditë parketin tuaj me fshesë me korrent ose me një fshesë të butë.

Për të evituar gërvishtjet nga këmbët e karrigeve vendosni shtresa të buta poshtë tyre.

Mirëmbajtja e një parketi të lyer me dyll.

Për mirëmbajtjen e këtij parketi më e mira është që mos të përdorni ujë në mënyrë që mos të hiqet lyerja e drurit.

Pastrojeni pluhurin me leckë të thatë. Pasi pastrohet me këtë mënyrë lyhet me një shtresë dylli për të forcuar shkëlqimin e tij.

Nëse doni të hiqni ndonjë njollë atëherë bëjeni para se të lyhet me dyll.

Mirëmbajtja e një parketi të lyer me vaj

Ashtu si në rastin e parketit me dyll dhe parketi i lyer me vaj nuk pastrohet me ujë.

Parketi fshihet me një leckë të butë. Pastrojeni me një sapun të përshtatshëm për mos të hequr ngjyrën.

Për të theksuar bukurinë e parketit lyejeni çdo 6 muaj me vaj.Lustrojeni pas lyerjes për ta ruajtur nga dëmtimet.

Pastrimi i një parketi të lyer me vërnik

Me ndihmën e një cope të njomë pastrojeni parketin. Për heqjen e pluhurave përdorni fshesën me korrent ose një fshesë të butë.

Për ta rinovuar përdorni solucion të posaçëm për të ndaluar heqjen e vërnikut. Ky solucion duhet të përdoret dy herë në vit.




Be the first to comment

Leave a Reply