Si t’i jepni ‘lamtumirën’ celulitit me tre hapa të thjeshtë




1. Zhdukni gjithë bulmetin nga dieta juaj: djathë, qumësht, kos, akullore (armiku nr. 1 i femrave), etj. Kësaj lloj yndyre (sikur thua e ndyrë) i pëlqen të depozitohet pikërisht në vithet dhe kofshët tona dhe të na i japë një pamje të pakëndshme si lëkurë portokalli. Ajo na do shumë, por dashuria e saj na dëmton, prandaj duhet t’i themi “lamtumirë”.

2. Nënshtrojuni një masazhi kundër celulitit nën duart e një mjeshtri/mjeshtreje, një herë në dy javë ose të paktën një herë në muaj. Mos mendoni se është gjë e lehtë, të dhemb në shpirt, por në fund të fundit, bukuria dhemb gjithmonë.

3.Mos përtoni të kryeni ushtrime stërvitore, të paktën tre herë në javë. Pasi dieta dhe masazhi të bëjnë punën e tyre, gjithsesi do të të duhet të forcosh mishin, që tashmë të është varur si fileto pule. Forca! Mund t’ia dalësh!

Shënim: Tek burrat nuk para krijohet celulit, sepse yndyra atyre u depozitohet nëpër vena, prandaj dhe vuajnë më shpesh nga sëmundjet kardiovaskulare dhe si rrjedhojë jetojnë më pak.




Be the first to comment

Leave a Reply