Sinan Hoxha nuk i mban lotët kur rrëfen për fëmijërinë e vështirë




Sinan Hoxha, këngëtari i dashur për publikun ka qenë i ftuar befasi në programin Dua të të bëj të lumtur për familjen e Zenunit dhe Bukuries

Gjithmonë nëpër daljet e tij publike, Sinani ka treguar se është një njeri i thjeshtë dhe me zemër të madhe. Edhe gjatë emisionit, ai dëshmoi se është ndër të paktët artistë që publiku e do edhe e vlerëson.

Arbana Osmani e kishte ftuar në program, sepse historia e fëmijëve të kësaj familjeje ngjasonte me historinë e tij, por edhe për faktin se ai ishte i preferuari i anëtarëve të asaj familjeje. Sinani rrëfeu se edhe ai ishte përballur me varfërinë në një moshë shumë të vogël dhe se më mire se ai nuk mund t’i kuptonte askush.

Madje kur tregoi që familja e tij kishte pasur vetëm dy jorganë dhe dy pjata nuk arriti t’i përmbante lotët, transmeton Top Channel.




Be the first to comment

Leave a Reply