SKANDAL: BDI kërkon që rasti i Almirit të trajtohet njëlloj si të drejtat e LGBT-se?




Nuk kanë fund manipulimet e Bashkimit Demokratik për Integrim kur janë në pyetje rastet e ndjeshme që kanë të bëjne me montime nëpër gjykata.
Rasti i fundit eklatant është manipulimi me familjarët e Almirit i cili u vra në mënyre monstruoze nga tashme i liruari nga paraburgimi Boban Iliq.
BDI në vend që të ushtrojë autoritetin e vet (ashtu si u vërtetua edhe në bombat mes Musa Xhaferit dhe Blerim Bexhetit) përmes Ministrise të Drejtësisë e cila është udhëhequr nga tre kuadrot e tyre edhe në Qeverisjen e Gruevski dhe tani në të Zaevi, ata mundohen që topin ta hedhin ne Komisionin parlamentar për të drejtat e njeriut, komision ky që udhëhiqet nga deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli.

I kontaktuar nga “TopAl News” deputeti Zendeli konfirmoi se nga BDI mashtrojnë opinionin kur thonë se kanë dorzuar kërkesë për debat rreth rastit të Almirit.

“Nëse ka iniciativa të tilla, padyshim se një mbledhje të tillë të Komisionit do ta thirri, por vlerësoj se nuk do të kishte rezultate të duhura dhe unë nuk dua të jem pjesë e manipulimit dhe gënjeshtrave ndaj familjarëve dhe të tjerëve se gjoja neve jemi duke bërë diçka shumë të madhe dhe se problemi i tyre do të zgjidhet. Ato që e kanë marrë përgjegjësinë, duhet t’i dalin zot asaj pune. Nëse vlerësojnë se duhet debatohet në Komision, le të parashtrojnë një kërkesë zyrtarisht deri tek unë dhe unë do ta thirr mbledhjen”, deklaroi Fadil Zendeli, Kryetar i Komisionit për të drejtat e njeriut.

Poashtu Zendeli perkujtoi se nga përvoja e së kaluarës BDI ka dëshmuar se çdoherë kur ka dashur që të mos zgjedhë çështje konkrete e ka hedhur përgjegjësinë në komisione parlamentare që thuajsë asnjëherë nuk kanë marrë epilog, prandaj edhe këtë tentim e konsideron një manipulim të rradhës nga ana e BDI-së. Deputeti Zendeli rikujtoi që përgjegjësia për rastin e Almirit është të prokurori publik, të cilin BDI e votoi duke e arsyetouar ai zgjedhje adeluate edhe përkundër paralajmërimeve të deputetit Fadil Zendeli i cili në seancën e votimit të prokurorit publik tha se ai në të kaluarën ka marrë pjesë në montimin e rastit të njohur si “afera e armëve” që solli ne burgosjen e shume politikanëve dhe veprimtarëve shqiptar në fillimin e viteve 90-ta, transmeton TopAl News.

Poashtu edhe nga Lëvizja Besa e drejtuar nga Bilall Kasami përmes një reagimi akuzojnë BDI se përmes kërkesave për shqyrtim të rastit të Almirit në komisionin parlamentar për të drejtat e njeriut, BDI kërkon që rastin e pastër juridik të vrasjes të Almirit nga ana e monstrumit Bonan Iliq ta barazojne me rastet e grupacioneve LGBT gjë që është jo vetëm manipulim por edhe nënçmim për gjithë shqiptarë e posaçërisht për familjarë e Almirit.
Përndryshe, muaj më parë u organizuan edhe protesta masovike kundër rikualifikimit të lëndës nga ana e prokurorisë që lejoj lirimin nga paraburgimi dhe uljen e dënimit për Boban Iliq, vrasësin e Almirit.




Be the first to comment

Leave a Reply