Skandal: Moderatorja shtatzënë, publikohet video e burrit duke e tradhtuar




Moderatorja e “Kocktails with Khloé”, modelja, biznesmenia Khloe Kardashian siç dihet është në pritje të fëmijës së saj të parë me basketbollistin Tristan Thompson.

E teksa çifti dukej i lumtur në fotot e tyre të postuara në Instagram, një skandal tradhtie po bën bujë sot në media.

“TMZ” ka publikuar një video ku shihet Tristan duke u puthur dhe përkëdhelur me dy vajza në një club, transmetonxing.

Video është bërë më 7 tetor, kur Khloe ishte 3 muaj shtatzënë. Por jo vetëm kaq. Sipas “TMZ” Tristan është takuar së fundmi në një hotel me njërën nga vajzat.

“Hollywood life” raporton se një burim pranë Kardashianëve ka thënë se Khloe është e shkatërruar dhe në lot pasi ka parë pamjet.




Be the first to comment

Leave a Reply