Skenari/ Si erdhi ligji për shqipen në Kuvend, Sela si u “kacafyt” me Han




Vendosja në rend dite të propozim-ligjit për gjuhët, që ka të bëjë me avancimin e gjuhës shqipe, së fundi është në procedurë debati në Kuvend. Derisa një pjesë e deputetëve të partive po shfrytëzojnë tani këtë debat për marketing dhe reklamim politik, janë shumë skenare në prapavijë që u zhvilluan dhe që bënë që ky ligj të jetë prioritet i 100 ditëshit të Qeverisë, informon INA.Aleanca për Shqiptarët kishte këmbëngulur se nëse nuk ka ligj për shqipen brenda 100 ditëshit, atëherë deputetët e saj do të braktisin qeverinë. Kryetari I kësaj parti,e Ziadin Sela kishte bërë të qartë këtë qëndrim, edhe pse nga ana e kryeministrit kërkohej që ligji të lihej pas zgjedhjeve. Por siç mëson INA, kjo nuk ishte pranuar. Në procesin e lobimit pro Zaevit ishte përfshirë edhe Komisioneri për Zgjerim i BE-së Johanes Han, i cili i nxitur nga kryeministri Zoran Zaev ka kërkuar nga Ziadin Sela në takimin e fundit në Shkup, që ligji për gjuhët të vendoset për miratim pas zgjedhjeve lokale.Burime nga ky takim thonë se Sela i ka thënë Hanit, se mbrenda 100 ditëve nëse nuk miratohen ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për gjuhët ai do ta braktisë qeverinë.Han ka vazhduar presionin duke theksuar se, kjo do ta dëmonte Zaevin në zgjedhjet lokale, ndërsa do të përfitonte partia e Nikolla Gruevskit.“Unë përfaqësoj interesat e popullit tim. Para qytetarëve kam premtuar se brenda 100 ditëve shqipja do të avansohet me ligj. Nuk më interesojnë kalkulimet tjera, brenda 100 ditëve do ta braktisë qeverinë, nëse kryeministri Zaev nuk reflekton”, është shprehur Sela, tregojnë burime brenda LR-PDSH-së./INA/




Be the first to comment

Leave a Reply