SMS me adoleshenten, 21 muaj burg për ish-kongresmenin




Ish-anëtari i Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Anthony Weiner, u dënua sot me 21 muaj burg për shkëmbim mesazhesh seksuale me një vajzë 15 vjeçare, duke krijuar një skandal qe pati nje rol jot e vogel në zgjedhjet presidenciale amerikane vitin e kaluar.

Zoti Weiner, 53 vjeç, menjëherë pas shpalljes së vendimit të një gjyqtari në Menhetën të Nju Jorkut ka filluar të qajë, raporton agjencia Reuters.

Në muajin maj ai e kishte pranuar fajësinë për transferim të mesazheve të paturpshme te një e mitur dhe ishte pajtuar që të mos ankohet nëse dënohet me 27 muaj burg ose më pak.

Avokatët e zotit Weiner kanë kërkuar që ai të dënohej me kusht, e jo me burg.

Hetimet lidhur me këmbimin e mesazheve të zotit Weiner, me një nxënëse të Karolinës Veriore, kanë ndikuar në ditët finale të fushatës presidenciale, kur autoritetet i gjetën emailat në kompjuterin e Weinerit.

Bashkëshortja e tij, Huma Abedin, ishte ndihmëse e kandidates presidenciale demokrate, Hillary Clinton. Më vonë Abedin kërkoi shkurorëzim.




Be the first to comment

Leave a Reply