Soni Malaj do të martohet? Këngëtarja paska përgjigje konkrete për pyetjen e të gjithëve




Përballë fëmijëve, Soni Malaj e ka gjetur veten si në një territor të njohur mirë. Vajza e saj Ana, tashmë 6-vjeçare, me siguri ia bën së ëmës një pjesë të mirë të pyetjeve që edhe fëmijët e Piter Panit i bënë asaj sonte. Edhe pse këngëtarja, di gjithmonë të gjejë shtigje për të dalë nga situata, kur do… Ajo është mësuar me gazetarët dhe me ngacmimet e tyre.

Megjithatë, përballë fëmijëve, Soni nuk zgjedh të anashkalojë ndonjë pyetje, përgjigjen e së cilës mund të mos dëshirojë ta thotë publikisht. Sonte nga “Në kurthin e Piter Pan”, veç pyetjeve të tjera, Soni tha se ka dëshirë edhe që të bëjë një vëlla ose një motër për Anën, madje tha menjëherë “Dua” kur fëmijët e pyetën nëse dëshiron ta bëjë Anën me një vëlla ose motër.

Edhe pse, para kësaj, ndoshta Soni dhe partneri i saj po mendojnë një hap tjetër. Fëmijët, në fund e pyetën edhe për martesën dhe këngëtarja tha se “unë e kam një unazë në gisht, kështu që…” – e la ajo përgjgjien në gjysmë, ndoshta për të thënë se edhe martesa mund të vijë shumë shpejt.




Be the first to comment

Leave a Reply