Soni Malaj zbulon arsyen madhore që do ta rikthente me Flori Mumajesin




Soni Malaj ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në spektaklin “Shiko kush Luan”. Lojërat e shumta në këtë spektakël nxjerrin vazhdimisht në pah të vërteta që në momente të tjera nuk do të dilnin.

Këngëtarja Soni ishte kësaj radhe përballë deputetit të Partisë Socialiste, Ervin Bushati. Pyetja e deputetit për Soni Malajn ishte se për çfarë arsye do të ribënte një bashkëpunim me Flori Mumajesin. Duhej të jepte një përgjigje sepse përndryshe duhet të pinte një gotë raki.

“Me Florin do te bashkëpunoja. E kam mik. Nuk kam arsye madhore për momentin për t’iu rikthyer një bashkëpunimi, por do të rikthehesha në çdo kohë.”, u përgjigj Soni.

Insistimi i Ervinit për një përgjigje më të qartë e detyroi Sonin të zgjeronte arsyetimin e saj.

“Për një mision humanitar, apo nëse fansat tanë do e kërkonin, atëherë do të bashkëpunoja me të.”, tha më tej këngëtarja simpatike.

Mesa duket, Soni dhe Flori vazhdojnë të jenë miq, dhe ku i dihet, ndoshta do të kemi ndonjë bashkëpunim të tyre së shpejti.




Be the first to comment

Leave a Reply