Sonte finalja e Eurovisionit, ja çka mendojnë këngëtarët shqiptarë për fituesin e mundshëm




Si kurrë më parë, këtë vit në festival do jenë tre shqiptarë, njëri do e përfaqësojë Shqipërinë, tjetra Qipron dhe i fundit Italinë, shkruan lajmi.net

Eugent Bushpepa nga Shqipëria që nga fillimi është mbështuetur nga shumë njerëz, qofshin ata shqiptarë apo të huaj.

Eleni Furiera, që është shqiptarja që e përfaqëson Qipron njihet si një nga favoritet për të fituar sonte.

Ndërsa, Ermal Meta është shqiptari që është konsideruar si zëri më ideal për ta përfaqësuar Shqipërinë në Eurosong!

Por, cilat janë mendimet e këngëtarëve shqiptarë rreth këtij festivali?!

Përmes rrjeteve sociale, emra si Flori Mumajesi, Jonida Maliqi e Aurela Gaçe janë të bindura se njëri nga shqiptarët do ta fitojë këtë festival!

Urojmë që një gjë e tillë të ndodhë!




Be the first to comment

Leave a Reply