Stërvitjet gjatë shtatzënisë e lehtësojnë procesin e lindjes




Mbajtja e një stili aktiv të jetesës gjatë shtatzënisë mund ta zvogëlojë periudhën kohore që e kaloni gjatë lindjes, thotë një studim.

Ka shumë përfitime të dëshmuara të ushtrimeve fizike gjatë shtatzënisë, duke filluar nga lehtësimi i dhimbjeve të shpinës, ngritja e niveleve të energjisë e deri te ndihmesa për rikuperimin pas lindjes, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, hulumtimet e reja kanë zbuluar se ushtrimet fizike ndikojnë edhe në periudhën kohore që nënat do ta kalojnë gjatë lindjes.

Ekipi i hulumtuesve, të udhëhequr nga profesori Ruben Barakat, kishin kryer një studim me 508 gra të shëndetshme të cilat i kishin ndarë në dy grupe.

253 prej atyre femrave ishin vendosur në një grup kontrolli, ndërkaq 255 ishin vendosur në një grup për ushtrime fizike.

Ato në grupin e dytë kishin bërë ushtrime modeste aerobike gjatë shtatzënisë së tyre.

Pastaj hulumtuesit i kishin analizuar shumë faktorë gjatë lindjes së femrave, duke përfshirë periudhën kohore që e shpenzojnë ato gjatë lindjes, pesha e fëmijës, etj.

Ata kështu kishin konstatuar se nënat të cilat kishin bërë ushtrime fizike gjatë shtatzënisë kishin shpenzuar dyfish më pak kohë gjatë lindjes sesa ato të grupit të parë.




Be the first to comment

Leave a Reply