Stoltenberg: NATO nuk kërkon një garë tjetër për armatimet




NATO nuk dëshiron një garë tjetër për armatimet me Rusinë, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg në sfondin e tensioneve Lindje-Perëndim pas helmimit në Britaninë e Madhe të ish-spiunit rus, Serguei Skripal.

“Ne nuk kërkojmë një garë tjetër për armatimet, pra do të përqendrohemi në një përgjigje që të jetë e ashpër dhe e parashikueshme, por gjithashtu e matur dhe mbrojtëse”, konfirmoi Stoltenberg duke iu përgjigjur gazetarëve përkrah kryeministrit kanadez, Justin Trudeau, në Otava.

“Ne nuk dëshirojmë një Luftë tjetër të Ftohtë”, theksoi ai.

“Rusia është këtu për të qendruar, Rusia është fqinji ynë, pra ne do të vazhdojmë të përpiqemi të mbajmë një marrëdhënie më konstruktive me Rusinë”, shtoi ai.

Stoltenberg i dha këto deklarata pas pyetjeve mbi mundësinë e sanksioneve të reja nga ana e vendeve të NATO-s kundër Moskës, në reagim të helmimit të ish-spiunit rus, Serguei Skripal dhe vajzës së tij Julia më 4 mars, në jugperëndim të Anglisë.




Be the first to comment

Leave a Reply