Stones shpreh hapur pakënaqësitë kundrejt Guardiolas




Stones nuk po e shijon sezonin që po kalon, pasi dëshiron më shumë minuta. Ai u transferua në Etihad për 47.5 milionë euro, por këtë edicion nuk po aktivizohet aq sa duhet nga Guardiola.

“Është e vështirë” tha ai teksa u pyet për situatën aktuale.

“Çdo lojtar dëshiron të luajë çdo javë. Por, kam pasur ndeshje dhe kam luftuar, kjo është e gjitha çfarë mund të bëj. Të stërvitem shumë, të vazhdoj të punoj dhe kur të kem shansin, ta shfrytëzoj, këtë kam bërë gjithmonë dhe do të vazhdoj ta bëj”, shtoi Stones.




Be the first to comment

Leave a Reply