Studimi: Martesa përpara kësaj moshe sjell divorcin




Studiuesit kanë hedhur një hap përpara për të ndihmuar çiftet e reja. Sipas kërkimeve duhet t’i ruheni bashkëjetesës përpara një moshe të caktuar, nuk është mungesa e certifikatës martesore ajo që sjell ndarjen e çifteve, por mosha

[cift] Nëse keni ndërmend të bashkëjetoni ose të martoheni me njeriun tuaj të zemrës, një studim sugjeron se duhet të prisni deri përpara moshës 23- vjeçare. Kjo do të vinte fatin në krahun tuaj, sipas një studimi të Arielle Kuperberg, një sociologe në Universitetin e Karolinës Veriore.

Nga 11 vite përgjigje në Sondazhet e Zhvillimit të Familjes në SHBA, Kuperberg mblodhi të dhëna për statuset martesore të mbi 7000 amerikanëve të martuar, disa prej të cilëve më pas u divorcuan, disa mbetën ende bashkë.

Mosha rezultoi të ishte një parashikues i madh i divorcit. Njerëzit që bashkëjetonin ose martoheshin në moshën 18-vjeçare kishin një shkallë divorci 60 për qind. Njerëzit që bashkëjetonin ose martoheshin në moshën 23-vjeçare, kishin një shkallë divorci prej 30 për qind. Kjo do të thotë 50 për qind më pak shanse për t’u divorcuar, falë pritjes prej vetëm pesë vjet.

Jo vetëm kaq, por kërkimi i Kuperberger kundërshton besimin e zakonshëm se të jetuarit së bashku përpara martesës është fat i keq për marrëdhënien.

“Për shumë kohë, lidhja midis bashkëjetesës dhe divorcit ka qenë një nga misteret më të mëdha në kërkime”, tha Kuperberg. “Çfarë zbulova unë është fakti se mosha në të cilën ne bashkëjetojmë me dikë, dhe jo akti i martesës, është treguesi më i madh i suksesit të ardhshëm të një lidhjeje”.

E vërteta është se njerëzit nën moshën 23-vjeçare, nuk janë mjaftueshëm të pjekur për të zgjedhur partnerin e duhur.

Përse dështojnë martesat

[cift1] Ndërsa një studim i ri tregon se martesa është një nga gjërat më të mira që mund t’u ndodhë njerëzve, ajo është gjithsesi një përpjekje komplekse dhe e vështirë.

Peter Pearson, terapist dhe bashkëthemelues i Institutit të Çifteve në Menlo Park të Kalifornisë, thotë se në të gjitha martesat ka ndërveprime të varura nga rolet dhe përgjegjësitë mes partnerëve, si në aspektin emocional, ashtu edhe në atë seksual.

E ardhmja është gjithnjë e panjohur dhe premtuese, por jo shumë e ndritur për çiftet që ngecin në një mënyrë sjelljeje që është e pashëndetshme. Sipas tij, çiftet që vijnë në institut kanë ngecur në dy dinamika toksike për një lidhje: shmangia e konflikteve dhe dinamika armiqësi-varësi.

Secila prej këtyre dinamikave nuk është e mirë për t’u përjetuar për arsye nga më të ndryshmet.

Një dinamikë e shmangies së konfliktit është e përkufizuar nga frika. “Për të dy njerëzit, rreziku emocional i diskutimit për pakënaqësitë dhe përfitimi që vjen nga shprehja e gjërave që nuk na pëlqejnë, shkojnë dorë për dore”, thotë Pearson.

Si rezultat, njëri nga partnerët detyrohet të përshtatet me tjetrin që ky i fundit të mos e braktisë. Secili prej tyre bën kompromis me dëshirat dhe identitetin e tij, tipare këto që formojnë një njeri.

Dinamika armiqësi-varësi përcaktohet nga konflikti. Në këtë rast, çdo person është në konkurrencë për të pasur të drejtë. Në një lidhje të tillë ka shumë hedhje faji në përpjekje për të marrë kontroll.

Hamendësimi është se nëse ka një problem në lidhjen në çift, atëherë ti e gjen këtë problem te tjetri dhe për sa kohë ky ta zgjidhë problemin e tij, lidhja në çift do të rregullohet.

Nuk funksionon kështu në fakt. Por kjo ndodh kur njerëzit kalojnë shumë kohë me njëri-tjetrin. “Shumica e njerëzve nuk duan më të jenë të sjellshëm, të përgjegjshëm dhe të mirë me tjetrin”, thotë Pearson.

“Sapo fillojnë të shfaqen dallimet midis tyre, sistemi i vlerave të dikujt shpërfill aftësinë e përshtatjes dhe fillon sulmin”, tregon Pearson.

Megjithatë, çiftet nuk e kuptojnë se mosmarrëveshjet nuk zgjidhen me konflikte, por me bashkëbisedim. Nëse doni që lidhja juaj të ecë përpara, do t’ju duhet që secili prej jush të kalojë në procesin e vështirë, por progresiv të pranimit të ndryshimeve.

Kështu, partnerët duhet të njohin vlerat e njëri-tjetrit, të komunikojnë se çfarë duan dhe të pranojnë se kanë karaktere të ndryshme, por ndjenja të njëjta. Kjo mund të çojë në një ndarje nëse hendeku është i madh, por ama nuk çon në humbje kohe.

“Diferencimi fillon kur një person vendos ‘të ndërmarrë rrezikun e të folurit hapur dhe në një mënyrë fillon të luftojë për të drejtat e veta”, thotë Pearson. “Ata lodhen nga kompromisi me veten dhe fillojnë të shpërfillin lidhjen solemne, duke vepruar sipas mënyrës së tyre, kjo dëmton martesat”.




Be the first to comment

Leave a Reply