Super-hajduti, hyn nga një “vrimë” në shtëpi 3 herë brenda një ore (Video)




Një hajdut i “tërbuar” u kap nga kamerat e sigurisë teksa hyn tri herë brenda një ore në një shtëpi për të grabitur, ndërsa familjarët janë në gjumë brenda.

Pamjet tregojnë se si hajduti ngjitet në një mur dhe hyn në banesë nga një dritare tejet e vogël e banjës.

Ngjarja është regjistruar të martën në banesën e Balsall Heath, në Birmingham të Britanisë.

Ai u kthye dy herë më shumë dhe vodhi një numër artikujsh duke përfshirë çelësat për një automjet luksoz.

Në vjedhjen tjetër, hajduti mori një çantë dore me para, karta dhe gjëra me vlerë së bashku me çelësat e një Volvo XC60.

Përdoruesi i Facebook Mub Shaikh postoi një video të kamerave të sigurisë në internet duke paralajmëruar banorët aty pranë. Ai më vonë falënderoi të gjithë ata që kishin ndarë postin dhe konfirmoi se fajtori dhe makina ishin.

Policia konfirmoi se ata ishin thirrur në adresën përkatëse rreth orës 8.25 të martën, raporton Mail Birmingham.

Një zëdhënëse e Policisë së West Midlands tha se është bërë një arrestim dhe hetimet vazhdojnë.




Be the first to comment

Leave a Reply